Sektori i Krimit Kibernetik ka identifikuar emrat e 3 romunëve të cilët vodhën disa shuma parash ne 2 institucione finaciare duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike.
Rumuët janë: Florin Oprinoiu 51 vjeç, Marian Mihai 45 vjeç dhe Adrian Simoiu 20 vjeç të tre shtetas rumunë me banim në Rumani.
Ata me një automjet tip “Volkswagen”, më datë 09.12.2023 dhe 06.01.2024, tentuan dhe vodhën disa ATM të institucioneve financiare në Tiranë.
Gjithashtu kanë përdorur karta të klonuara për të vjedhur dhe dëmtuar ATM, me mjete të forta duke ndërhyrë në 2 institucione të ndryshme
financiare.
Policia njofton se janë zbardhur 2 raste mbetur në tentativë dhe 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga këta 3 rumunë.
Vodhën para në bankë duke përdorur karta të klonuara, në kërkim 3 rumunët