Droni që shkatërron tanke, mjete të blinduara dhe sisteme anti-raketore do të jetë jetë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare brenda qershorit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes “Dërgesa e parë e dronëve të armatosur “Bayraktar” TB-2 do të mbërrijnë brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2024”.
E ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë në dorëzim prej kohësh dronët “Bayraktar” duke rritur kapacitetet e saj operacionale, Shqipëria duhet të presë deri në fund të qershorit 2024 për të krijuar flotën ajrore ushtarake me avionë pa pilote “Bayraktar” TB-2, të njohur si Blloku Taktik 2.
Për tu vendosur në funksion kjo teknologji duhen tri ekipe nga Forcat tona të Armatosura aktualisht po ndjekin kurse intensive në Turqi për specialitetet PilotUAV, ElektronikUAV dhe MekanikUAV, lajmin e ndau në rrjetet sociale ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.
Ushtarakët shqiptarë kanë kaluar me sukses fazën e përgatitjes teorike ndërsa sot po trajnohen nga mentorët turq për të komanduar nga qendra e kontrollit dronët luftarakë Bayraktar TB-2.
Nga fotografitë e publikuara duket ekipet të përbëra nga tre ushtarakë pasi për të drejtuar “Bayraktar-in” duhen tre persona, komandanti, piloti, dhe një operator.