Në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ish-ministri Ilir Beqaj ka shkuar edhe ditën e sotme në ambientet e SPAK.
Hetimet në lidhje me çështjen e sterilizimit vazhdojnë ende nga prokurorët dhe Beqaj duhet të paraqitet çdo të premte në ora 15:30.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.
Ndërsa seancat e marrjes në pyetje ndaj tij kanë shkuar në të kaluarën deri në 9 orë.