Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar me nga 10 ditë nga punimet e Parlamentit me rregullore e re. Gjithashtu Asllan Dogjani dhe Bledion Nallbati nuk do të marrin pjesë për 5 ditë.
Përjashtimet janë miratuar nga deputetët e Partisë Socialiste në komisionin e Etikës me argumentin se sulmuan verbalisht dhe nuk lejuan zhvillimin e punimeve të komisionit të Medias, që e drejton deputetja Flutura Açka.