-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U nda nga i dashuri? 17-vjeçarja i jep fund jetës

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Greqi pasi një 17-vjeçare është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

17-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz në Bashkinë Edessa.

Ajo është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj. Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edesës dhe mjekët që bënë përpjekje për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot. Vajza e ndjerë tashmë, u deklarua e vdekur klinikisht.

Sipas policisë greke 17-vjeçarja ka lënë një shënim ku shpjegonte arsyen e vetëvarjes së saj. Mediat greke bëjnë me dije se arsyeja ka qenë zhgënjimi në dashuri.
Për ngjarjen tragjike po kryen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit