Në lidhje me arrestimin e mjekut Dervish Hasi praktikant i fesë myslimane, i cili akuzohet për abuzim seksual me një të mitur, ka reaguar dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
KMSH shpjegon se distancohet nga çdo individ i cili keqpërdorë fenë për qëllime të ulëta, dhe se kjo çështje nuk i përket KMSH-së por organeve ligjzbatuese të vendit.
“Ne distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta”, nënvizohet në deklaratë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucion fetar, i cili ushtron aktivitetin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Është institucion që merret me jetën fetare dhe përçimin e mesazhit të qartë e të pastër islam në vendin tonë, gjë të cilën prej një shekulli e ushtron në përputhje me parimet më të larta fetare dhe konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne e gjejmë të pavend interesimin e lartë për një çështje që nuk i përket KMSh-së, por organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar” thuhet në reagimin e Komunitetit Mysliman.
Mjeku kardiokirurg Dervish Hasi ishte besimtar mysliman dhe frekuentonte rregullisht xhaminë, e nisur nga ky fakt KMSH thotë se “Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentues ose jo të objekteve të kultit”.