-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nderoi familjen Jashari, avokati Stojkoviç ndalohet nga policia serbe

Kryesoret

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç bën me dije se gjatë kthimit në Serbi është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Tabanoc.
Stojkoviç kishte qëndruar ditën e enjte në kompleksin memorial në Prekaz, ku edhe kishte vendosur lule mbi varrin e Blerina Jasharit, 7-vjeçares që u vra nga forcat ushtarake serbe gjatë sulmit mbi familjen Jashari në mars të vitit 1998.

Agim Musliu, drejtor i Institutit” Octopus” shkruan në profilin e tij në “X” se avokati Stojkoviq po merret në pyetje nga agjentët e BIA-s, transmeton Telegrafi.

“Çedomir Stojkoviq ndalohet në kufirin e Tabanocit nga policia serbe! Sekuestrohet pasaporta, përballë marrjes në pyetje nga agjentët e BIA-s”, thotë Musliu.

Ndryshe, në një prononcim para gazetarëve, Stojkoviq të enjten njoftoi se të premten do të udhëtoi për në Beograd dhe se nuk frikësohet sepse sipas tij, është obligim të bëjë atë që është e drejtë dhe e duhur.

“Nesër do të shkoj në Beograd dhe nuk kam arsye të frikësohem. Ne e kemi për obligim të bëjmë se çka është e drejtë dhe çka është e duhur”, ka shtuar ai.
Kjo vizitë e avokatit serb është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte torturuar fizikisht dhe psiqikisht nga shërbimi sekret serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit