19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policisë së Kosovës i vjen “dhurata” nga Gjermania, makina dhe pajisje teknologjike

Kryesoret

Ambasada gjermane në Kosovë i ka dorëzuar “dhuratën” Policisë së Kosovës, makina si dhe pajisje të teknologjisë.

Pranim-nënshkrimi i donacionit u bë përmes ceremonisë zyrtare ku morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Rohde si dhe menaxhmenti i lartë i PK-së.

Hoxha tha se Policia e Kosovës është mirënjohëse ndaj ambasadës gjermane për përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës në avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale, logjistike dhe të teknologjisë.

“Përkrahja nga partneret tanë ndërkombëtarë do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren, si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime” u shpreh Hoxha.

Ndërkaq, Rohde theksoi se automjetet dhe pajisjet e dhuruara janë pjesë e një bashkëpunimi, “brenda të cilit Policia Federale Gjermane ndan teknologjinë më moderne dhe taktikat hulumtuese, duke e forcuar përkushtimin e Kosovës për të siguruar kufijtë e saj dhe për të kontribuar në sigurinë e të gjithë rajonit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit