-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Tre faktorët që futën fasonët në krizë

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka analizuar arsyet e krizës së sektorit fason që eksporton 38% të produkteve Made in Albania. Ajo thotë se qeveria krijon zgjidhje gjysmake për kriza që i ka krijuar vetë. Sipas saj kjo krizë vjen nga paraja e pisët në ekonomi, vjen nga mungesa e vizionit të qeverisë dhe nga mungesa e ofrimit të këtyre bizneseve për të operuar në një treg real pa ekonomi informale.

“Më në fund qeveria njohu që biznesi fason, produkti Made in Albania që sot ka 20% të eksporteve në veshje dhe 38% të eksporteve në total ka sot një problem real. Nga vjen kjo vështirësi? Nga vjen kjo krizë? Kjo krizë nuk lindi sot me nesër.

Kjo krizë  vjen nga paraja e pisët në ekonomi, vjen nga mungesa e vizionit të qeverisë dhe nga mungesa e ofrimit të këtyre bizneseve për të operuar në një treg real pa ekonomi informale.

Kjo ka bërë që këto biznese të kenë më pak likuiditete, të kenë më pak para për kontratat, të kenë mundësi për të  ndihmuar 75 mijë punonjësit e tyre që nesër mund të dalin në rrugë. Kush është zgjidhja dhe kush është për problemin që po përjetohet sot? Sigurisht që kriza e likuiditetit do t’i pamundësojnë investimin.

Jo vetëm detyrimet por dhe të drejtat dhe mundësitë që jep këto biznese sot nuke kanë. Çbën qeveria? Jep e ofron zgjidhje gjysmake për krizat që i ka krijuar vetë jo zgjidhje reale. Duke mos e ndihmuar biznesin të dalë nga situata aktuale ku ndodhet sot”, thuhet në videomesazhin Tabakut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit