Një incident ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri ku janë përfshirë 2 vëllezër.
Bëhet me dije se një 16-vjeçar e ka therur me thikë vëllain e tij në gjoks i cili është moshë madhore, duke i shkaktuar plagë, për çka viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu ka shkuar me një plagë të rëndë në gjoks dhe i është nënshtruar intervenimeve të nevojshme.
Posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë, teksa mjeti i mprehtë është konfiskuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën “Vrasje në tentativë”.