-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dhe Izraeli pikëpamje të ndryshme për Gazën

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu për “situatën në Izrael dhe në Gazë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Detajet e bisedës mes dy liderëve nuk janë publikuar, por Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të jap më shumë detaje më vonë, raporton Reuters.

Bisedimet u raportua se u zhvilluan pasi zyrtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Gjysmëhënës së Kuqe raportuan “sulme intensive nga dronët izraelitë në spitalin Al-Amal” në Khan Yunis – një qytet në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Izraeli këtë javë nisi sulme të reja në qytetin për të cilin thotë se është një bazë për luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur luftëtarët e grupit vranë 1.200 persona dhe morën peng afër 250 të tjerë. Afër 130 pengje Izraeli beson se ende janë nën robërimin e Hamasit. Lufta ka rritur tensionet në mbarë rajonin, duke kërcënuar nxitjen e konflikteve të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit