-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e fundit/ Bllokohen Rruga e Arbrit, Bogë-Qafë Thore dhe Fushë Arrëz- Iballë

Kryesoret

Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murruzë, është bllokuar.

Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet.

Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë. Peshkopi-Kala e Dodës – Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

Qarku i Shkodrës gjithashtu është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore, është bllokuar.

Borëpastrueset po punojnë për hapjen e këtij aksit. Aksi rrugor Kir-Mali I Shoshit i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor Pukë – Fushë Arrëz i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë është i bllokuar.

Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë- lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit