-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy njerëzit që shkrumbuan 150 mijë Euro në Tiranë (VIDEO)

Kryesoret

Dogjën një mjet pune me vlerë 150 mijë euro, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshua në Kamzë. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin dy autorët e dyshuar, kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për një djegie mjeti pune (eskavator) të ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, pas një pune hetimore ndjekur me metoda speciale, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ferraj”.

Si rezultat i tij u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim S. H., 28 vjeç, banues në Ferraj, dhe L. Xh., 32 vjeç, banues në Zall Herr. Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit