-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

18 vite nga vdekja e Ibrahim Rrugovës, Nikolla: Iu përkushtua lirisë

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me figurën e ish-presidentit të Kosovë Ibrahim Rrugova.
Në postim kryeparlamentarja shkruan se Rugova iu përkushtua si rrallëkush lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Ibrahim Rugova, një mendje e ndritur, dijetar i shquar, intelektual kalibri, patriot i madh, politikan vizionar, kujtohet sot dhe do të vijojë të kujtohet nga brezat në Kosovë, Shqipëri dhe të gjitha viset shqiptare.

Si bashkëthemelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ideator i luftës popullore dhe rezistencës paqësore për lirinë e Kosovës, Presidenti i parë i Kosovës, partner i besueshëm dhe dinjitoz i partnerëve euroatlantikë të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Ibrahim Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin”- shkruan Nikolla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit