-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Një muaj kohë”! Rama: Gjykata e Lartë t’i kaloj dosjen e “21 Janarit” SPAK

Kryesoret

Në përkujtimoren e viktimave të “21 Janarit” kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe të qarta ndaj Prokurorisë së Tiranës, se hetimet kanë zgjatur shumë dhe drejtësia ende nuk është vendosur.

Madje gjatë fjalimit të tij nuk ka nguruar të përdorë termin “pa shtyllë kurrizore” dhe një shëmbëlltyrë të drejtësisë aktuale, kundrejt Prokurorisë.

Ndër të  tjera Rama tha se për rreth një muaj do të marrët vesh nëse dosja e “21 Janarit”  do t’i kalojë apo jo SPAK-ut.

“Sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë për 21 janarin, në këtë rreth të pandashëm kujtese e në shoqërinë shqiptare, apo dëshirës së mbytësve të drejtësisë për 21 janarin  në politikën shqiptare e prokurorinë e Tiranës. Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtaria e SPAK e GJKKO-së që së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke thyer në fund akullin e shtresëzuaqr prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar e drejtësisë.

Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se një muaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur zoti e di sa kohë akoma në barkun e madh të prokurorisë pa shtyllë kurrizore të Tiranës” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit