Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto pak para darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së.
“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama në Facebook.
Samiti rajonal për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Komisioni Evropian fillon të hënën (22 janar) në orën 09:00 dhe pas takimit të liderëve, samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët shtypi.