Rey Manaj është duke vazhduar momentin e tij fantastik në kampionatin turk të futbollit.
Ditën e sotme sulmuesi shqiptar realizoj një dy golësh në përballjen midis Sivasspor dhe Gaziantep.
Të dyja finalizimet erdhën nga pika e bardhë e penalltisë dhe Sivasspor nuk mbajti dot avantazhin e dy golave të ngritur në këmbë nga Manaj, duke barazuar 2-2.
Ajo që ka më shumë rëndësi është forma që po kalon sulmuesi shqiptar ku deri më tani ka shënuar 10 gola në ligën turke.
Mesazhe të forta këto për trajnerin e Kombëtares Sylvinho se 26-vjeçari meriton një vend në listën e tij për europianin Gjermani 2024.
Gjithnjë nëse numrat e lojtarëve do ndikojnë në zgjedhjet përfundimtare.
Goli i parë i Rei Manajt (VIDEO
Goli i dytë i Rei Manajt (VIDEO)