-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahu vjehrrën dhe nusen, zihet me thikë në dorë 40-vjeçari nga Peqini

Kryesoret

Një 40-vjeçar nga Peqini ka përfunduar në pranga pasi u raportua se ai kishe ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe gruas së tij.

Në pranga ka përfunduar personi me inicialet F.B., gjithashtu të dyja viktimat e dhunës janë pajisur me urdhër mbrojtës nga policia e Peqinit.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit