Situata sot duket më e qetë në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, e cila dje shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të motit ekstrem.
Sipas asaj që raportohet në këtë bashki ka nisur puna për hapjen e rrugëve të njësive administrative.
Ndërkohë 2 mjete të Ministrisë së Brendshme, kanë mbërritur në këtë bashki për të bërë të mundur hapjen e rrugëve të bllokuara. Fillimisht do të pastrohet rruga e Iballës dhe me pas do të fillojë puna për pastrimin e rrugëve rurale që lidhin qendrat e njësive me fshatrat.
Bashkia Fushë Arrëz:
– Ne territorin e bashkise Fushe -Arrez situata eshte e qete, po fillon puna per hapjen e rrugeve te njesive administrative.
– Kane mberrituar edhe 2 mjete per perballimin e situates, te mundesuara nga Ministria e Mbrojtjes.
– Fillimisht do te pastrohet rruga e Iballes dhe me pas do filloj puna per pastrimin e rrugeve rurale qe lidhin qendrat e njesive me fshatrat.