-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot 13 vite nga protestat e “21 Janarit”, Rama: Drejtësi për viktimat!

Kryesoret

Ditën e sotme (21 Janar) Shqipëria përkujton 4 protestuesit e vrarë para kryeministrisë më 21 janar 2011.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj mbetën të vrarë në protestat e janarit. Nga ajo ngjarje e rëndë kanë kaluar 13 vite dhe familjet e viktimave ende janë në kërkim të drejtësisë.

Sytë e thirrjet i drejtojnë te SPAK për vënë në vend drejtësinë e mohuar. Që urdhëruesit e zbatuesit të marrin dënimin e merituar.

Duke marrë shkas nga kjo datë e trishtë në kalendarin e historisë së Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar, ndërsa nënvizon faktin se duhet drejtësi për 21 Janarin.

“MIRËMËNGJES????????

#DREJTËSIpër21JANARIN??”, shkruan Rama.

Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre. Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë. Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit