Ish-kryeministri Sali Berisha Me anë të një postimi në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shoqërimin e të riut, i cili protestoi gjatë homazheve në përkujtim të viktimave të 21 Janarit.
“Hajdutë, vetë i çuat dhe i vratë”! I riu thirrje Ramës gjatë homazheve për “21 Janarin” (VIDEO)
Berisha kërkon të ndalohet terrori ndaj të riut, Daniel Katana, i cili sipas tij u terrorizua nga narkobanditë, pasi me guxim ia plasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 Janarit se vet i çuat dhe i vratë.
Postimi i plotë:
Stop terrorit ndaj të riut.
Katër narkobanditë terrorizojnë të riun Daniel Katana i cili me guxim ia përplasi në fytyrë Edi Ramës duke i thënë për viktimat e 21 janarit se vet i çuat dhe i vratë!