Paraditen e sotme rreth 100 blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale Kardhiq-Delvinë. Protestuesit kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare mbi problematikat e sektorit.
Ata kërkojnë të merren masa lidhur me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve si dhe kufizimin e kullotave.
Paralajmëruan se protesta do të përshkallëzohet nëse qeveria nuk dëgjon shqetësimet e tyre.