Një burrë është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore dhe rasti po hetohet.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në procedure hetimore” njofton policia.