Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Pontebanna, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.
Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”. Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe shoku i tij, po ashtu shqiptar.
Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca. Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.
Si pasojë e aksidentit shumë të rëndë rruga në fjalë u mbyll për rreth 4 orë.