Është arrestuar mbrëmjen e sotme në orën 01:30, është bërë arrestimi i peronsonit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky qytetar më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.