Ish-kryeministri Sali Berisha futet në SPAK. Me avokatët në makinën e tij dhe i shoqëruar nga policia, Berisha u fut në prokurorinë e posaçme në orën 10:00.
“Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë…ne do të fitojmë. Fitore” tha ai para se të futej brenda.
Kjo është hera e parë që do të pyetet për dosjen e kompleksit “Partizani”. Nuk dihet nëse sot, prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai apo oficerët e policisë gjyqësore do ta marrin në pyetje.
Në derën e SPAK-ut në mbështetje të tij ishin disa prej deputetëve të PD-së me Flamur Nokën në krye dhe militantë demokratë. Prej 30 Dhjetorit Berisha ndodhet në arrest shtëpie.
Berisha del nga shtëpia pas 25 ditësh dhe niset drejt SPAK-ut: Beteja vazhdon…