-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5 goditje në kokë, Lulin e lanë për të vdekur”! Avokati te “5Pyetjet.al”: Kush është “mbreti” brenda dosjes?

Kryesoret

Nisur nga rasti i vrasjes së 18-vjeçarit, Lulëzim Fejzullahu në Podujevë pak ditë më parë, avokati Meshari Selimaj në një intervistë me “Skype” nga Prishtina për “5Pyetjet.al” shprehet se në Kosovë duhet të ndryshohet dhe rritet dënimi për të miturit që kryejnë krime të rënda. Ai thotë se 18-vjeçari jetim, u godit të paktën pesë herë në kokë me sende të forta, shufra hekuri. Dy të miturit, më pas e lanë të shtrirë duke u larguar. Selimaj kërkon rishikimin e ligjeve dhe ashpërsimin e dënimeve.

Kemi të bëjmë me një rast tragjik ku ka humbur jetën një 18-vjeçar, ku akti është kryer nga të miturit. Është një video që e kemi parë të gjithë. Për mendimin tim kemi të bëjmë me vrasje të rëndë të kryer në mënyrë mizore. Këtë e bazoj në faktin që kemi të bëjmë me pamje, ku një person goditet me makinë, rrëzohet dhe ashtu vijon veprimi nga personi i mitur ndaj tij. Kemi të paktën 5 goditje në kokë.

5 goditjet janë të gjitha së paku në kokë dhe kjo tregon qëllimin dhe dashjen për veprimin. Pasi rrëzohet 18-vjeçari, lihet aty, “lihet për vdekur”, nuk është në gjendje dhe të pandehurit e lënë aty dhe largohen. Kjo është një tregues se ata kanë ikur dhe nuk kanë pasur interes se çfarë ka ndodhur më pas me të. Prokuroria ka bërë cilësimin e duhur juridik, vrasje të rënda.

Në Kosovë ligji penal për të mitur, maksimumin e dënimit e ka 10 vite pavarësisht veprës penale, nëse ka vdekur një person apo 100 dënimi është i njëjtë. Unë mendoj ligjvënësit duhet të ndryshojnë këtë dispozitë dhe ta ngrenë dënimin. Në SHBA është dënimi deri në 25 vite, në Gjermani 10, përjashtimisht 15, në Shqipëri 12 vite maksimumi dhe në Kosovë 10 vite për të miturit. Nëse shfrytëzohet nga personi i dënuar, i mituri, lirimi me kusht kodi e parashikon pasi të mbahet një e treta e dënimit. Pra nëse dënohet me 10 vite maksimumi, lirimi me kusht nëse bëhet, të drejtën, e fiton pasi të kalojë 3 vite, 3 muaj e 3 ditë në burg” tha ai.

Por a do të ishte bërë kaq e madhe nëse nuk do të kishin dalë pamjet? “Jo, nuk do të ishte bërë nëse nuk do të kishin dalë pamjet. Është shumë e dhimbshme. Video ekziston, është parë, e ka policia, prokuroria dhe gjykata dhe mbi bazën e asaj e përbën “mbretëreshën” e provave, pasi aty shikohen të gjitha veprimet. Video është “mbreti” i asaj dosje dhe ajo do ta tregojë të vërtetën e kësaj çështje penale” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit