Futbolli italian është në mes të një krize, me polemika të shumta si dhe pakënaqësitë që vetëm shtohen ndaj Federatës Italiane të Futbollit.
Figura të rëndësishme të Serie A, shpesh herë kanë folur për favorizime nga liga dhe arbitrat, gabime trashanike që kanë rezultuar deçizive në favor të një skuadre, deri diku qartazi të qëllimshme.
Finalja e Superkupës së Italisë mes Napolit dhe Interit është vetëm seria e fundit e një liste të gjatë gabimesh abitrale këtë sezon.
Më herët trajneri Gasperini kishte folur për një garë të rivalitet të mundshëm midis arbitrave të fushës dhe sallës VAR, duke teorizuar se bashkëpunimi nuk ekzistonte.
Tani si një gur mbi varr, intervista e një arbitri italian për emisionin “Le Iene” ka tronditur futbollin italian.
Ai zgjedh të mos e zbulojë identitetin e tij, por tregon se sa shumë gabime bëhen nga arbitrat e fushës dhe sa kollaj mund të manipulojë situatën salla VAR, pikërisht sistemi që duhej të rregullonte gabimet në futboll.
“Unë jam një arbitër i Serisë A që punon aktualisht dhe dua të tregoj se çfarë për mua dhe për gjyqtarët e tjerë janë anomali serioze në sistemin e arbitrimit në Itali.
Pse vendosa të flas? Për dashurinë e lojës së futbollit dhe sepse unë ende besoj në parimet e besnikërisë sportive, por edhe sepse kjo situatë është bërë e paqëndrueshme dhe po ndikon në karrierën e shumë gjyqtarëve, përmes një sistemi vlerësimi të punës së tyre që paraqet shumë anomali” këto janë fjalët e arbitrit të intervistuar.
Në vazhdim të intervistës së tij thotë se: “ Këtë vit ka pasur shumë gabime nga gjyqtarët në fushë dhe në VAR, të cilat janë vërtet të pashpjegueshme , veçanërisht për ne që jemi ekspertë. Nëse keni imazhe të qarta para syve dhe keni mundësinë e rishikimit të episodit me shumë kamera në dispozicion, si mund të mos e vini re gabimin e bërë nga arbitri në fushë?”
Si penalltia që iu mohua Bologna-s në sfidën me Juven, apo faulli me dorë i Pulisic përpara golit kundër Genoas, apo faulli i Bastonit mbi Duda në Inter-Verona”.
Fjalët e arbitrit anonim kanë nxitur shumë polemika në futbollin italian, si ti hedhësh benzinë zjarrit, por tymi ishte nuhatur prej kohësh, dhe tani janë të gjitha dyshimet për një kampionat të falsifikuar.
KËTU është video e intervistës.