-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nxirren provat”! Merret Naim Murseli, avokati te “5Pyetjet.al”: Vrasja e Liridonës brenda vitit në gjyq

Kryesoret

Nga mediat në Prishtinë sot është raportuar se Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt janë dërguar në prokurori nën masa të rrepta të sigurisë. Gjithashtu u raportua se janë marrë në pyetje.

Por zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj u shpreh se nuk mund të japë detaje të hollësishme në këtë fazë të hetimeve. Avokati Meshari Selimaj në një intervistë me “Skype” nga Prishtina për “5Pyetjet.al” u shpreh se pret që brenda një viti kjo çështje të “kopsitet” nga prokuroria dhe të dërgohet për gjykim.

Kjo është e zakonshme, procedura është në fazën e mbledhjes së provave dhe dëgjimi i këtyre të pandehurve përbën provë. Duhet të dëgjohen nga prokurori i shtetit. Me nxjerrjen e të gjitha provave, dëshmitarë, prova materiale, raporti i policisë, vendit të ngjarjes, etj që sjell elaborim të hetimeve dhe kanë për synim ngritjen e aktit akuzues dhe dërgimit në gjykatë.

Besoj se në bazë të hetimeve, kjo çështje do të zbardhet. Hetimet mund të zgjaten deri në 3 vite, 2 vite janë të prokurorit dhe nëse ka material për t’u zbardhur nga institucionet e tjera, me kërkesë i drejtohet gjyqtarit për rritjen e afatit të hetimit edhe për një vit. Për rastet e rënda të vrasjeve, në bazë të praktikës, mendoj se brenda një viti çështja do të jetë e kompletuar për gjykim për të ngritur aktin akuzues” tha ai për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit