-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen fruthi? Mjeku te “5Pyetjet.al”: Dy rreziqet e mëdha te fëmijët dhe zgjidhja e vetme

Kryesoret

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se janë konfirmuar 11 raste me fruth. Të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç në qytetin e Tiranës dhe në Durrës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, por edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi ndaj fruthit ka pësuar një rënie të ndjeshme që pas pandemisë së koronavirusit. Por cilat janë simptomat, rreziku dhe çfarë duhet të bëjmë për ta parandaluar? Në një intervistë për “5Pyetjet.al” me Skype mjeku infeksionist Arjan Harxhi shprehet se fruthi ka dy rreziqe të mëdha nëse infektohesh dhe një zgjidhje të vetme për ta parandaluar.

Informacionin si edhe ju unë e mora përmes këtij lajmërimi të ISHP-së meqë bëhet fjalë për raste tek fëmijët. Unë jam infeksionist që merrem me të rriturit, jo me fëmijët. Infeksioni transmetohet në rrugë aerogene dhe i ka kushtet më të përshtatshme në një sezon dimri ku njerëzit rrinë në ambiente të mbyllura dhe e rrit kontaktin dhe transmetimin e këtij lloj virusi.

Në mes të një sezoni virozash, grip dhe covid, fruthi ka transmetueshmërinë më të lartë, shumë kollaj dhe më e rëndësishmja është parandalimi. Ky është një infeksion që duhet të parandalohet përmes përdorimit të vaksinës. Sikur është dhënë alarmi edhe nga OBSH, kjo lidhet me rënien e ritmit të vaksinimit të fëmijëve me vaksinën e fruthit.

Nëse të gjithë fëmijët vaksinohen nuk do të kemi raste. Është totalisht i parandalueshëm përmes vaksinës. Mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. Mund të manifestohet me komplikacione të rënda që mund të rrezikojnë edhe jetën. Mesazhi është që duhet të vaksinohen fëmijët” tha ai.

Cilat janë pasojat e rënda që mund të sjellë fruthi? “Fruthi fillon si infeksion i zakonshëm, karakterizohet nga temperatura, karakteristikë janë njollat në lëkurë dhe gojë. Në një rast të tilla duhet të kërkohet kujdesi mjekësor. Dy komplikacionet madhore të fruthit janë pneumoni e rëndë dhe në sistemin nervor qendror, pra prekja e trurit që mund të jetë me pasoja për jetën” tha mjeku për “5Pyetjet.al”.

Shpërthen fruthi në Shqipëri? Vjen njoftimi, ka të infektuar në Tiranë dhe Durrës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit