Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule është qëlluar me vezë paraditen e sotme.
Deputeti po futej në gjykatën e Posaçme për të ndjekur gjyqin për Fredi Belerin në momentin kur një qytetar e qëlloi me vezë.
”Hajde këtu ore, si këlyshët e Serbisë do të ikni, si Radojçiçi (referuar Belerit). Edhe ti do ta hash supën edhe ti do ta hashë” dëgjohet t’i thotë qytetari. Dule ndalon pak sekonda në këmbë dhe më pas futet brenda.
Sot u shqyrtua kërkesa e re e fituesit të zgjedhjeve në Himarë, Beleri nëse do të lejohej që të betohej në krye të bashkisë, por vendimi u shty për në 29 Janar.
Prej 12 majit është i arrestuar për blerje votash.