-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen fruthi në Shqipëri? Vjen njoftimi, ka të infektuar në Tiranë dhe Durrës

Kryesoret

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë konfirmuar 11 raste me fruth. Të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç. Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, por edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi ndaj fruthit ka pësuar një rënie të ndjeshme që pas pandemisë së koronavirusit.

Fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që shkaktohet nga një virus i familjes Paramyxoviridae. Përhapet kryesisht përmes ajrit, spërklave dhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Virusi infekton traktin respirator dhe pastaj përhapet në organizëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një raporti të fundit, thotë se ka një rritje alarmante 30-fish të rasteve të fruthit në Evropë gjatë vitit 2023. OBSH-ja paralajmëron se rastet janë në rritje dhe nevojiten masa urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit