Rastet e fruthit po rriten në Evropë dhe në rajone të tjera dhe po paraljamërohen gjatë vizitës së familjeve gjatë verës. Infeksionet e fruthit në Evropë janë në nivelin më të lartë në 25 vjet, ndërsa rastet po rriten edhe në vende të tilla si Pakistani dhe Nigeria.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar po i paralajmëron pushuesit që të sigurohen që janë të vaksinuar në kohën e duhur dhe theksojnë se nuk është kurrë vonë për tu vaksinuar.
Të dhënat e fundit të UKHSA-së mbi infeksionet e fruthit tregojnë se një shpërthim po vazhdon në Angli.
Rreth 109 raste u konfirmuan në prill dhe 86 deri më tani në maj. Këto raste kanë qenë kryesisht tek fëmijët e pavaksinuar të moshës 10 vjeç e poshtë.









