-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si mafiozi turk kërcënoi ministrin shqiptar: Nuk e mbajte premtimin, po tani?

Kryesoret

Mediat në Malin e Zi kanë raportuar se Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, është kërcënuar nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj.

Vijesti shkruan se Dukaj u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste në Ministrinë e Brendshme për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi.

Por në momentin kur kjo  nuk ndodhi, shtetasi turk i akuzuar për krime të rënda e kërcënoi atë përmes anëtarëve të klanit kriminal të Kavaçit.

Sipas medias malazeze episodi ka ndodhur në kohën kur Dukaj ishte anëtar i qeverisë së Dritan Abazoviçit.

“Unë ia kam bërë të qartë atij mikut tim se nuk jam përgjegjës për këto çështje, por i kam premtuar se do të kontaktoj me miqtë e mi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do të pyes për mundësitë ligjore që të jepet azili”, ka deklaruar Dukaj në deklarimet e dhëna përpara inspektorëve.

Dukaj ka refuzuar t’u tregojë inspektorëve se kush ishte shoku i tij nga Kosova që e lidhi me njerëzit e mafiozit turk.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, ai është marrë në pyetje në fund të korrikut 2023, pasi Departamenti i Policisë Speciale (SPO) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) kanë marrë informacione se Camgoz po e kërcënonte seriozisht për një premtim të pambajtur.

Ministri i tha inspektorit se nuk i kishte premtuar ndihmë të dënuarit turk, por kishte frikë për jetën e tij pasi ishte i sigurt se Indrit Koleshi, me të cilin kishte biseduar për Camgozin, e kishte bërë këtë gjë në emër tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit