-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr për tokat në Lezhë, i moshuari rrihet me lopatë nga babë e bir: O shteti o unë!

Kryesoret

Për arsye prone disa bashkëfshatarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Ungrej të Lezhës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në kokë një i moshuar.

Mësohet se në këtë debat i cili ka agravuar në dhunë fizike, janë përfshirë një i moshuar, një bashkëfshatar i tij dhe djali i këtij të fundit, madje duke përdorur dhe sende të forta.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Ndrec Kola, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

I moshuari ka marrë fraktura në kokë dhe krah.

Ai i bëri apel shteti të merret me rastin ose ndryshe do ta zgjidhë vetë.

I moshuari i cili ka marre fraktura në kokë dhe krah, tregon ngjarjen duke i kërkuar policisë që të veprojë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të saj.

“Me bashkëfshatarin kemi disa vite që kemi hatërmbetje, më hyri në tokë të babait, tek vëllai.

Futi dhitë në vendin e babit, i kërkova t’i largonte por më tha që ishte toka e vëllait jo e imja. Kapi lopatën dhe më goditi. U përleshëm tek për tek.

Mori djalin e vet në telefon dhe më dolën para të dy. Djali më shau. Unë e kapa prej fyti dhe ai ma futi me lopatë dhe me preu gishtin.

Ka ardhur policia pasi kam bërë denoncim. Në urgjencë nuk më shërben askush.
Dua të mjekohem dhe të marr një dokument që jam dëmtuar.
Shteti të marrë masa, Ose unë ose ata. Nëse shteti nuk merret me ta do merrem unë”, tha ai.

Ndërkohë pas denoncimit në media dy dhunuesit janë arrestuar nga policia.

Ndiqni lajmin e më poshtëm për më shumë informacione në lidhje me ngjarjen!

“Më preu gishtin!” Arrestohen babë e bir që rrahën me lopatë të moshuarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit