-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Broja dhuron spektakël! Chelsea shkon me goleadë në finalen e EFL Cup

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme Chelsea u kualifikuar për në finalen e EFL CUP, pasi mundi pastër 6-1 Middlesbrough. Blutë e Londrës, ndryshe nga çfarë kemi parë këtë edicion, shënuan plot 6 gola, për të përmbysur disfatën 0-1 në aktin e parë.

Pas çerek ore lojë, Armando Broja zhbllokoi ndeshjen, i ndihmuar edhe nga një devijim. Sulmuesi shqipar shërbeu për golin e dytë, teksa një gjuajtje e tij u shndërrua në asist për Enzo Fernandez në minutën e 29-të.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos u treguan të papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke mbyllur një herë e mirë llogaritë, teksa realizuan gol edhe Disasin e Palmer.

Në pjesën e dytë, Chelsea-t i vazhdoi me spektaklin, Palmer kompletoi dopietën, ndërsa Madueke vendosi emrin në listën e golashënuesve. Për mysafirët goli i nderit mban firmën e Rogers. Broja me shokë shkojnë kështu në finale, aty ku do gjejë fituesin e çiftit Liverpool-Fulham.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit