-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Chelsea ndalon serinë e humbjeve, barazon 1-1 me Liverpoolin në Anfield

Kryesoret

Chelsea ka arritur të ndalë serinë e gjashtë humbjeve radhazi në Premier League, duke marrë një pikë në sfidën ndaj Liverpoolit në javën e 36-të të kampionatit.

Ndeshja, e zhvilluar në Anfield, përfundoi 1-1, duke lejuar Liverpoolin të afrohet më shumë në garën për një vend në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

Liverpool kaloi i pari në avantazh që në minutën e 6 me golin e Gravenberch, ndërsa Chelsea reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 35 përmes një goditjeje dënimi të realizuar nga Enzo Fernandez. Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi sërish me Cole Palmer, por goli u anulua nga sistemi VAR.

Me këtë rezultat, Liverpool mban vendin e katërt me 59 pikë, ndërsa Chelsea shkon në 49 pikë dhe ruan shanset për të siguruar një vend në zonën evropiane sezonin e ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit