-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çmendet” trajneri i Berlinit, e kap nga fyti dhe i jep shpulla Leroy Sane

Kryesoret

Trajneri i Unionit të Berlinit, Nenad Bjelica ka humbur kontrollin e tij dhe ka “kapur me shpulla” sulmuesin e Bayern Munchen, Leroy Sane.

I gjithë episodi i shëmtuar ka ndodhur në minutën e 74-t të ndeshjes mes Bayernit të Mynihut dhe Unionit të Berlinit, teksa trajneri kroat i kryeqytetasve u detyrua të shkojë para kohe në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka ndodhi pas një topi të dalë jashtë vijës anësore, të cilin sulmuesi i Bayernit donte ta niste menjëherë, por tekniku kroat nuk po e lëshonte nga duart.

Fillimisht ishte Sane ai që goditi me inat mbi topin në duart e kroatit dhe më pas Bjelica që vuri të paktën dy herë duart në fytyrën e sulmuesit gjerman, teksa vetëm ndërhyrja e stafit teknik bëri që situata të mos degradonte edhe më shumë, shkruan super sport.

Arbitri ndëshkoi me karton të kuq teknikun kroat të Unionit, që ndoqi nga dhomat e zhveshjes minutat e mbetura të ndeshjes, e cila u fitua me rezultatin minimal 1-0 nga Bayern, falë golit të Guerreiros.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit