Gjykata e Apelit ka liruar nga masa “arrest në burg” efektivët e policisë të burgut të Peqinit, të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit. Vendimi është marrë ditën e sotme. Drejtori Kamber Hoxha dhe policët e burgut janë liruar të gjithë. Vrasja ndodhi në Dhjetor. Sokol Mjacaj arriti të fuste armën brenda dhe të vriste Arben Lleshin.
Të ndaluarit që u liruan;
- Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
- Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
- Nikolin Gjonpalaj, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
- Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
- Arben Dulellari, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;
- Fatos Pire, 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;
- Ilir Balla, 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;
- Florenc Mile, 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;
- Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;
- Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.
- Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;
- Erjon Çela, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;