Deputeti i PD-së nga krahu i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku deklaroi se nuk pranojnë që të largohet Enkelejd Alibeaj nga komisioni i reformës zgjedhore për t’i hapur rrugën Oerd Bylykbashit nga grupi i Sali Berishës.
“Nëse kryetarja e Kuvendit do të pranonte emrat dhe listën e propozuar nga zoti Bardhi me mbështetjen e Rithemelimit, do të asgjësonte PD-në, është e pamundur dhe e paligjshme të ndodhë. Komisioni i Reformës Zgjedhore drejtohet nga përfaqësues të PD-së dhe PS-së” tha ai.
Më tej, Çollaku tha se do të tentojmë një dialog brenda llojit. “E mbështesim kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. Pa rezervë dhe plotësisht, por kjo rrugë nuk po rezulton e efektshme, por po kthehet në komoditet pa shumicën dhe e humbura e madhe është opozita.
E di që nuk është situatë e lehtë brenda opozitës. Duke bllokuar kështu parlamentin, bllokojmë veten, opozitarizmin dhe oponencën. Qeveria dhe Rama nuk kanë asnjë problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë i kalon pa u merakosur, pa debat dhe oponencë.
Kjo rrugë po shkon në të kundërt, krijimit të një alibie komoditeti të shumicës. Do të tentojmë një dialog brenda llojit. Jemi të hapur. Hajde të bëjmë një draft të përbashkët opozitar për reformen zgjedhore” tha ai.
Ku janë flakadanët dhe karriget? Salianji: Nuk trembemi, tre kërkesat ose kaos