-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku janë flakadanët dhe karriget? Salianji: Nuk trembemi, tre kërkesat ose kaos

Kryesoret

Edhe seanca e sotme zgjati vetëm 10 minuta. Opozita e bllokoi. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh se nuk do të ketë seancë dhe jetë normale të Parlamentit pa u plotësuar tre kushtet e tyre.

Ne po kërkojmë bashkë-kryetarin e reformës zgjedhore, sikur e keni parë 47 deputetë që përbëjnë shumicën kërkojnë proporcionalitetin. Nuk mundet që një grupim me 7 deputetë të ketë 4 përfaqësues dhe PD të mos ketë përfaqësimin e bashkë-kryetarit.

Ne kemi arritur të bindim opinionin publik për frikën që ka Edi Rama dhe qeveria që të përballet me komisionet parlamentare. Gjithashtu kërkojmë që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të PD-së. Ndërkohë që vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të projektligjeve brenda pak minutave” tha ai.

Por a është tërhequr opozita nga karriget dhe flakadanët për shkak të frikës së rregullores së re që i përjashton me dy muaj? “Ka diversifikim të aksionit opozitar. Qëllimi i opozitës është që të mos ketë jetë normale parlamentare për t’u treguar qytetarëve që interesat e tyre nuk po përfaqësohen.

Qëllimi realizohet me forma të ndryshme. Nëse do të vazhdohet në të njëjtat forma, ju do të pyesnit pse vazhdoni me të njëjtën situatë. Nuk ka asnjë trembje, aksioni vazhdon po njëlloj deri në realizimin e kërkesave tona. Nuk ka për të pasur parlament normale deri në realizimin e tre kërkesave tona” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit