Kylian Mbappe vazhdon të jetë “mbreti i merkatos” ose i spekulimeve që lidhen me transferimet e lojtarëve.
Francezi prej disa sezonesh hedh njëkohësisht dritë dhe errësirë në lidhje me të ardhmen e tij.
Tani dhe një herë tjetër flitet për kalimin e lojtarit tek Real Madrid në fund të sezonit aktual, ku paga nuk ka sesi mos të jetë faranoike.
Për të ardhmen e sulmuesit një version ka dhënë dhe e përditshmja gjermane “Bild”, duke thënë se është e sigurt, Kylian Mbappe do të kalojë në Madrid.
Mbappe do të transferohet në Madrid në fund të këtij sezoni”, shkruan Bild duke zbuluar edhe detaje të tjera. Sipas të përditshmes gjermane, palët, Mbappe dhe Real Madrid, kanë gjetur akord total për këtë transferim, mbetet vetëm të përcaktohet detajet që kanë të bëjnë me pagën e tij.
Bild shton se Mbappe do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 70 milionë euro kesh, plus 5 bonuse, në vit. Gjithashtu, Reali do të paguajë menjëherë kesh 100 milionë euro të tjera në momentin që Mbappe do të hedh firmën mbi kontratë, bonusi i mirënjohjes siç njihet në botën e futboll.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe shumave marramendëse që i ka ofruar sheiku Al Khelaifi, Mbappe ka vendosur të ndryshojë ambient. Me fanellën e PSG, Mbappe ka fituar 5 herë titullin në Francë, 2 Kupa Lige, 3 Kupa France, 4 Superkupa, por as kaq nuk mjafton për Mbappe i cili kërkon me çdo kusht të fitojë Champions League dhe “Topin e Artë”.