Mëngjesin e sotëm në lagjen ‘15 Tetori’ në Fier është djegur një banesë private.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.
Shtëpia private ishte e banuar nga një person, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime apo djegie.
Shkak i këtij zjarri ishte ndezja e mbeturinave brenda në banesë nga pronari i saj për t’u ngrohur, e cila ishte thuajse e rrënuar.