-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tempulli 2” mbush burgjet, shkon në 71 numri i të arrestuarve

Kryesoret

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.

Është vënë në pranga një 35-vjeçar në Tiranë i shpallur në kërkim, ndërsa shkon në 71 numri i shtetasve të ndaluar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza me heroinë, që ju gjetën 35-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Në rrugën “Gjergj Legisi”, në Laprakë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi R. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit