Ka dështuar sërish mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Deputetët e Berishës dhe Bashës nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes dhe anëtarët socialistë u larguan nga salla pas debateve.
Deputetët socialistë janë futur në sallën ku ishte parashikuar të mbahej mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e Bardhit dhe Berishës kanë bllokuar sallën dhe kanë zënë karriget dhe kjo ka nxitur debat me mazhorancën.
Ndërkohë grupi i Bashës nuk u paraqit.
Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Deputetët e opozitës zënë vendin e socialistëve