-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori 20 mijë euro ryshfet/ Gjykata dënon ish-gardistin Zef Mali

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar këtë të martë ish-gardistin Zef Mali dhe Jemine Çokun për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Sipas vendimit të GJKKO, Zef Mali u shpall fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Ai u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 8 muaj burgim. Gjykata vendosi gjithashtu që Mali të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Njoftimi:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 196, të viti 2025, në ngarkim të të pandehurve Zef Mali dhe Jemine Çoku”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Alma Kodraliu dhe Etleva Deda, me vendimin nr. 39, datë 12.05.2026 vendosi:

  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zef Mali, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 dhe 25 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë muaj) muaj burgim.

  3. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1(një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

  4. Në aplikim të neneve 30/5 dhe 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Zef Mali, për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

  5. Deklarimin fajtor të të pandehurës Jemine Çoku, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

  6. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

  7. Në aplikim të nenit 52/a/1 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron përjashtimin nga vuajtja e dënimit për të pandehurën Jemine Çoku.

  8. Lidhur me provat materiale, bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, Gjykata urdhëron që ato të mbeten për llogari të dosjes së ndarë.

  9. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD e përgjimeve dhe ato të kompanive celulare, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

  10. Shpenzimet hetimore si dhe ato gjyqësore (sipas procesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.

  11. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. Tiranë, më datë 12.05.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Zef Mali, në kohën kur mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës në bashkëpunim me Kreshnik Domin i kanë kërkuar dhe marrë të pandehurës, Jemine Çoku shumën prej 20.000 euro duke i premtuar se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike për ekstradimin e vëllait të saj, Kujtim Çeliku nga Turqia drejt Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit