-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia e Tiranës shtyn afatin për kredi të buta, Ristani: Asnjë qytetar s’do të pengohet!

Kryesoret

Kryebashkiakja e komanduar e Tiranës, Anuela Ristani, gjatë mbledhje së sotme të Këshillit Bashkiak, pas njoftimit të mbylljes së portalit digjital e-Albania për një periudhë 3 ditore, tha se aplikimet për kredi të buta do të jenë të hapura nga data 19 deri në datë 22 maj.

Në fjalën e saj Ristani theksoi se asnjë qytetar që do përpiqet të bëhet pjesë e këtij programi nuk do të pengohet për shkak të problemeve teknike.

Fjala e Ristanit

Siç jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e aplikimit për kredi të buta për vitin 2026. Procesi ka nisur më 20 prilli dhe është parashikuar të zgjasë deri më 19 maj. Aplikimet kryhen online përmes portalit “e-Albania”. Deri më sot që flasim, janë kryer 2600 aplkime. Por, sipas një njoftimi të portalit “e-Albania” dhe sipas problematikave që ka pasur, të gjitha ditët që do të jenë të pamundura për funksionim që janë njoftuar nga data 15-18 maj, do të zëvendësohen dhe afati i ri për momentin është data 22 maj.

Por nëse do të ketë nevoja të tjera për shtyrje të afatit do të adresohen. Kjo është për të thënë që asnjë qytetar që do përpiqet të bëhet pjesë e këtij programi nuk do të pengohet nga këto probleme teknike dhe do të kompensohen me kohën e përshtatshme për çdo ditë që E Albania nuk do të funksionojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit