Teksa pritet që të nisë mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore në ambientet e Kryesisë, deputetët e opozitës kanë vendosur të shkaktojnë sërish trazira.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga, deputetët e opozitës janë ulur në karriget e kolegëve të tyre socialistë.
Mesa duket edhe këtë të premte ata nuk do të lejojnë të zhvillohet mbledhja.
Edhe në mbledhjen e kaluar u realizua i njëjti skenar, Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i PS dhe anëtarët socialist nuk janë lejuar të ulen në sallën e mbledhjes.