-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Trump ka shanse rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, do ishin të përgatitura Gjermania dhe BE-ja?

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i fitoi në Nju Hampshir zgjedhjet paraprake mes republikanëve për kandidatin që ata do të dërgojnë në garën presidenciale. Me këtë shtohen gjasat, që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, presidenti aktual, Joe Biden të dalë përballë ish-presidentit Trump, si në vitin 2020. Jo vetëm sondazhet sinjalizojnë, se Donald Trump ka shanse reale të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta e njohur, New York Times bën të ditur, se pas bisedimeve me politikanë dhe krerë sipërmarrjesh në Forumin Botëror Ekonomik në Davos arriti në përfundimin, se elitat botërore po llogarisin ndërkohë me një fitore të Trump. Për shumë vetë në Europë një skenar i frikshëm.

Sa më realiste të duket fitorja e Donald Trump, aq më paralajmëruese po bëhen deklaratat e krerëve të BE. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, në një intervistë me televizionin, France 1 e sheh si “kërcënim të qartë” për Europën një fitore të dytë të Trump. Kurse kryeministri belg, Alexander De Croo paralajmëroi së fundmi në një fjalim në Parlamentin Europian. “Nëse viti 2024 sjell ‘America First’, Europa më shumë se kurrë do të duhet të mbështetet tek vetja. Për më shumë lexo këtu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit