Naim Murseli, personi i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademajt, është marrë në pyetje dje nga prokuroria, ku ka dhënë deklarata të forta duke akuzuar të ndjerën për tradhti.
Leonard Ademaj vëllai i viktimës shkruan në një postim në rrjetet sociale se janë njohur me dëshminë e ish-kunatit të tij, por nuk ka komentuar deklaratat e Naim Murelit për shkak të sekretit hetimor.
Ai shprehet se kanë besim tek prokuroria dhe se drejtësia do të triumfojë, “për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara”.
“Përshëndetje, këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.
Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.
Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.
Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Me respekt, Familja Ademaj”, shkruan Leonard Ademaj.
Dëshmia e plotë e Naim Murselit: Liridona më tradhtoi, pashë mesazhet ku…